Sa verë e gjatë paska qenë kjo për Klaudian! Edhe pse kur e mendon, e gjithë lodhja e puna për arritje me të cilat ne sot mburremi, meritojnë vetëm pushime gjatë ditëve të nxehta…E kështu e ka zgjidhur balerina këtë periudhën e fundit tre mujore, që na ka dhuruar vetëm temperatura të larta e pamje nga më ekzotiket. Dy destinacionet pararendëse ishin Amerika, e më pas Italia, ndërsa sot Pepa na surprizon me vendndodhjen e saj, e kjo sepse e kemi më afër nga ҫ’mund ta imagjinojmë!
Klaudia ka zgjedhur jugun shqiptar për të kaluar këtë fund gushti, e një lajm i tillë nuik mund të mos kalontë pa u vënë re. Në postimin më të ri në Instagram, Pepa shfaqet tejet provokuese buzë detit, e veshur me një kostum plazhi të koleksionit marramendës e super-seksi të Agent Provocateur. Kjo lloj paraqitje nuk i lë shumë vend imagjinatës, e trupi i tonifikuar i Klaudias i jep një tjetër kuptim këtij krijimi të AP, i cili vjen për një ҫmin prej rreth 170 euro. Nuk dihet nëse balerina do të pushojë për një kohë të gjatë në atdhe, por na vjen mirë që nuk e ka kaq të lehtë të harrojë bukuritë e natyrës shqiptare. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë. Marramendëse Klaudia, apo jo?