KreuCelebrity

Pse ditëlindja e Mbretëreshës ndryshon datën çdo vit?

Një nga çuditë e tjera të pallatit mbretëror është ndryshimi i datës së ditëlindjes zyrtare të Mbretëreshës, çdo vit. Duket bizare kur e dëgjon, por kjo është një traditë që ka nisur prej shekujsh, e nuk kishte se si Elizabeta të mos e respektonte.

Nëse rikthehemi në 1748, historia na çon në kohën e mbretërimit të George-t të dytë. Ishte pikërisht kjo periudhë kur një detaj i tillë, në dukje i parëndësishëm, mori një kthesë të papritur. Mbreti George kishte lindur në muajin nëntor, e ky i dukej një sezon tejet i ftohtë për të festuar një event të tillë. Kështu, ai zgjodhi qershorin për të shijuar si duhet ditëlindjen, e që nga ajo ditë, çdo pasardhës e ka respektuar këtë vendim. Mbretëresha Elizabetë ka vendosur të zgjedhë të shtunën e dytë të qershorit për celebrimin e eventit. Arsyeja? Është fundjavë, e si e tillë qellon pushim për të gjithë administratën. Pra, të gjithëve iu jepet mundësia të marrin pjesë në ceremoni. Lëvizje e zgjuar, Elizabetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF