KreuCelebrity

Emocionet e vajzës së John Legend, kur sheh të atin në ekran!

E mbani mend vajzën e Channing Tatum, që nuk u emocionua aspak kur pa performancën e prindërve në “Step Up”? Epo, ky nuk është aspak rasti i Luna Legend! Postimi më i fundit i Chrissy Teigen në Instagram, lidhet me relatën mes të bijës dhe bashkëshortit të saj, e ky ishte ai çka mund të quhet pa frikë “momenti i javës në rrjetet sociale”.

John Legend ka performuar në një nga puntatat e Sesame Street, ndërsa Luna e vogël nuk ka mundur ta shoqërojë babain gjatë xhirimeve. “…në atë kohë Luna ishte e sëmurë dhe nuk mund ta shoqëronte John-in në set. Kjo është hera e parë që po shesh Sesame Street dhe po mëson se sa epik është”, ka sqaruar Teigen poshtë postimit. E vogla e familjes Legend të emocionon pafund me reagimin e saj, aq sa video fillon e përfundon me të njejtin gjest: Luna ia bën me dorë të atit në ekran. Shumë e lumtur, e duke thërritur “babi”, vogëlushja dëshmoi se lidhja mes saj dhe John është tejet e fortë, nga ato raportet tipike baba-bijë. Klikoni në galeri për të parë imazhet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF