Është një nga të paktët regjisorë të mëdhenj të mbetur që nga periudha e Hollivudit të Ri. Duke ecur gjithmonë me parimin e realizimit të një filmi në vit, karriera mbi 40-vjeçare e Woody Allen ka patur uljet e ngritjet e veta, por kjo nuk ndikon aspak në faktin që regjisori mbetet një ndër më të mirët e kinemasë amerikane.
Projekti i ardhshëm i tij, ende i patitulluar, na ka surprizuar me dy emra të rinj, të cilët nuk priteshin t’u shikonin në një film të Allen. Selena Gomez dhe Elle Fanning do të jenë protagonistet e filmit më të fundit të regjisorit, e kjo ka surprizuar jo pak. Zgjedhja e Kirsten Stewart për projektin e mëparshëm rezultoi i suksesshëm, edhe pse askush nuk e priti diçka të tillë. Selena Gomez lë vend për shumë dyshime, ndërsa Elle Fanning është përballur shpesh me emra kineastësh të mëdhenj, kështu që pritshmëritë e performancës së aktores janë tejet të larta në sytë e publikut. Me pak fjalë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të themi: paç fat, Selena…



Çfarë transformimi, Nik Xhelilaj!








Ç’ka ndodhur me buzët e Elvanës?!



Si i inkurajon Aurela nënat e reja?





Ku gjen paqe Elvana Gjata?
