Zbuluam datën e mbajtjes së ceremonisë martesore, e të gjithë tashmë po presim 10 shtatorin. Pas pushimeve të gjata në Meksikë, SHBA e Itali, çifti Marina dhe Geti me siguri po përgatiten për ditën e madhe. Por, vetëm pak orë më parë, moderatorja ka postuar një foto, që ka lënë jo pak vend për komente.
“Dora që tund djepin, sundon botën”, ka qenë kjo fraza e shkëputur nga një libër, të cilën Marina e ka publikuar pa asnjë hezitim në Instagram. Kaq ka mjaftuar, që fansat të vërshojnë me komente mbi një shtatzëni të mundshme të bukuroshes së ekranit. E në fakt, vihesh mes dyshimeve për vërtetësinë ose jo të një risie të tillë në jetën e çiftit, deri sa shpresat t’i ndërpret një nga koleget e Marinës. “Pas këtij postimi prit lajmin: Marina me binjakë”, ka shkruar Albana Osmani poshtë fotos, duke dhënë kështu një arsye për të mos menduar mbi një lajm të tillë…Edhe pse, kurrë nuk i dihet, apo jo? Klikoni në galeri për imazhin e plotë.

Ku gjen paqe Elvana Gjata?



Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!

Luana, një sirenë në botën nënujore!

Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!

“Forever is over” mahnit Francën!

Jennifer Lopez shtatzënë?!





Kujdes me dekoltenë, Beyonce…!






