KreuCelebrity

Fotot e adhurueshme të të famshmeve me motrat e tyre!

Jemi zënë, jemi pajtuar. Kemi thënë që nuk i durojmë dot, madje kemi menduar se mërzitja dhe inati ndaj tyre nuk do të na dalë kurrë. Të gjitha këto janë ndjesitë që përjetojmë kur jemi ende të vegjël, në një moshë që ende nuk e kuptojmë rëndësinë e personave aq shumë të dashur për ne.

Motra apo vëllezër: njerëzit më të pazëvendësueshëm për ne. Rritemi dhe kuptojmë se mbështetja më e madhe, në fakt, gjendet në familje. Personat më të afërt që kemi, do të na qendrojnë pranë sa herë të lipset nevoja, e të gjitha këto i marrim shpesh për të mirëqëna, si pasojë e rutinës ditore e ngarkesës të së përditshmes. E megjithatë, momentet më speciale i ndajmë me ata që i konsiderojmë gjakun tonë, me motrat ose vëllezërit, që sido që të jenë rrethanat, marrëdhënia e çdokujt me ta, mbetet e pazëvendësueshme. Imagjinoni të famshmet, ato të cilat i konsiderojmë si moskokëçarëse, indiferente ndaj familjes…Por, ja që e gjitha është imagjinata jonë. Yjet botërorë kanë vërtetuar se, nuk ka rëndësi se ku, në shtëpi apo në tapetin e kuq; një gjë është e sigurt: motrat mbeten motra. Klikoni në galeri për të parë disa nga çastet më të ëmbla mes tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF