Ishin ndër grupet e para të djemve pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, por bashkëpunimi mes tyre nuk zgjati aq sa pretendohej nga fansat. Redon Makashi u shkëput nga grupi, e kjo shkaktoi jo pak konfuzion tek adhuruesit e tij, e jo vetëm. Pyetur pak kohë më parë, në emisionin ‘Thurje’, se cila kishte qenë arsyeja e largimit të artistit nga të tjerët, Makashi surprizoi duke zbuluar se djemtë flisnin keq për të prapa krahëve, për arsye që as ai vetë nuk kishte arritur t’i kuptonte.
Por, tashmë ҫdo gjë i është lënë të shkuarës, e koncerti i “Tre Musketierëve” mesa duket ka qenë një ogur i mirë për Redonin. Zërat për bashkimin e grupit ‘ARB’ kishin filluar të qarkullonin, por tashmë ҫdo gjë është zyrtare. Djemtë do të kthehen sërish për publikun e sidomos fansat e tyre, me energjinë e mëparshme. Makashi ka publikuar disa foto në profilin personal në Facebook, ku ka zbuluar logon që do të përfaqësojë grupin. Duke i besuar aftësive në dizanj të Florenc Elezit, këngëtari ka paraqitur ARB ’90, punimi që do të bëjë djemtë të rikthehen krejt ndryshe e plot novacion. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veҫse të presim për informacion të mëtejshëm, lidhur me datën dhe vendin e koncertit të shumëpritur.




Anxhela Martini nxeh plazhet e Ibiza-s!







Po tani ku ka shkuar Elvana?







Vesa Luma (thjesht) nuk mundet më!

