KreuCelebrity

Billboard zbulon bashkëpunimin e radhës të Era Istrefit!

Ylli i Pop-it Era Istrefi tashmë ka mundësinë që të gëzojë për të dytën herë suksesin e hitit “Redrum”. E gjithë kjo falë artistit Australian të muzikës elektronike What So Not i cili ka realizuar version remix të këngës!

Ai i ka dhënë këngës “Redrum” një tingull më të fuqishëm e një ritëm më të shpejtë. Të dy artistët performuan së bashku edhe në festivalin popullor të “Coachella 2017”.

Ky D.J, emri i vërtetë i të cilit është Chris Emerson, ka një famë botërore përsa i përket bërjes remix të hiteve të ndryshme, pjesëmarrjes në festivale,  krijimtarisë së pasur muzikore elektronike dhe është pjesë e top klasifikimeve në botë.

Era e ka ndarë këtë lajm në profilin e saj në Instagram vetëm pak minuta më parë. Bravo Erës për këto arritje profesionale në një kohë fare të shkurtër!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF