Personazhi më i dashur i muzikës shqiptare Elvana Gjata, vetëm pak ditë më parë i gëzoi fansat me rikthimin e saj në Tiranë, pas punës së realizimit të hitit të fundit “Forever is over” dhe pushimeve në Mikonos.
Duket se qëndrimi i saj në vendlindje paska qenë tejet i shkurtër. Sot këngëtarja na ka përshëndetur nga një tjetër destinacion. E merrni dot me mend se ku po vazhdojnë pushimet e saj? Elvana na ka treguar përmes Instagramit të saj se ndodhet në Stamboll, Turqi. “Merhaba” i thotë ndjekësve të saj duke u shfaqur e qeshur dhe e veshur bukur e me stil. Këngëtarja ka preferuar të vishet bardh e zi me brand-in e njohur Chanel. Një T-Shirt e bardhë klasike dhe një fund i gjatë i zi që i zbulon këmbët përpara.
Presim që ylli i muzikës shqiptare të na përditësojë me bukuritë e Stambollit tani!