E kuptojmë dashurinë mes dy personave, nëpërmjet shikimeve që shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Thonë se sytë marrin një tjetër shprehi kur ndjenjat fillojnë të shfaqen, për këtë arsye ky tipar cilësohet shpesh si pasqyra e shpirtit të njeriut. Në të njejtën mënyrë është arritur të lexohet dashuria e një prej çifteve më të famshëm – ata të cilët rrëmbejnë gjithë vëmendjen e nevojshme, kurdo herë që shfaqen në publik.
Princ William dhe Kate Middleton u njohën gjatë studimeve universitare, dhe siç të gjithë e dimë tashmë, ndjenjat mes tyre lindën pas një periudhe jo fort të gjatë miqësie. Që nga koha e shpalljes së fejesës, e deri më sot, Princi dhe Dukesha e Kembrixhit vlerësohen, ndër të të tjera, për marrëdhënien e veçantë mes tyre. Respektues të etikës së pallatit mbretëror, Will dhe Kate nuk shihen kurrë me duart e bashkuara në publik, por nga ana tjetër, ka diçka që nuk ndalohet nga asnjë lloj protokolli: shikimet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin! Pikërisht këtu, shpalosen ndjenjat më të forta mes këtyre dy figurave, të cilët kanë arritur të fitojnë zemrat e të gjithëve. Klikoni në galeri për të parë momentet më të ëmbla të William dhe Kate.