KreuCelebrity

Dy shqiptare, pjesëmarrëse në festivalin në Moskë!

Evenimente të ndryshme bashkojnë artistë nga e gjithë bota, e mesa duket i tillë do të jetë dhe një nga festivalet muzikore në Moskë, i cili do të mbahet pas dy ditësh. Rusia ka përzgjedhur, ndër të tjera, dy vajza shqiptare, të cilat nuk dihet nëse janë në dijeni të pranisë së njëra-tjetrës në të njejtin vend. Nga aq sa shihet nga postimet e secilës, këngëtaret po qendrojnë në të njejtin hotel.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, të cilat kanë surprizuar jo pak nga fotot e publikuara së fundmi. E para përfaqësuese e Amerikës, e tjetra e Anglisë, vajzat na kanë ndezur kureshtjen jo pa arsye. A do të ndodhë një takim mes tyre? Pse të mos ëndërrojmë ca, e të shpresojmë që Bebe dhe Dua do të ngjiten së bashku në skenë? Popullariteti i artisteve shihet në videot e postuara nga të dyja, ku dallohen fare qartë fansat që presin këngëtaret teksa dalin nga hoteli. Gjithë çfarë do të ndodhë, mbetet për t’u parë në vijim. Klikoni në galeri për postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF