Është një ndër modelet më të famshme të momentit, e si shumë nga koleget e saj, edhe Bella Hadid tregohet bujare, kur vjen puna tek zbulimi i emrave të produketeve të preferuara kozmetike. Në një nga intervistat e saj, referuar vetëm sekreteve të bukurisë, Hadid ka treguar shumë nga rutina e saj ditore, dhe jo vetëm.
Bella rrëfen se për pastrimin e plotë të fytyrës i ka besuar Dior Hydra Life Lotion-To-Foam Fresh Cleanser. Emrin e kësaj firme përgatituni ta dëgjoni edhe më shpesh, teksa ju sjellim një tjetër produkt në qendër të vëmendjes, atij të cilit i qendron besnike për nuancën e fytyrës: kremi ton Hydra Life Fresh Hydration Sorbet Crème. Nëse vendos të përdorë maskë përpara aplikimit të grimit, modelja sigurohet të përdorë vetëm Glow Better Fresh Jelly Mask, duke shpjeguar se fuqitë e këtij produkti çudibërës, i japin elasticitetin dhe freskinë e duhur fytyrës.
Për sa i përket formës së vendosjes së makeup-it në lëkurë, Hadid shpjegon se i jep gjithmonë një nuancë më të hapur zonës së qeksave të syve, hundës dhe mjekrës. Adhuron të përdorë rimel, sidomos Dior Pump’n’Volume Mascara. Buzëkuqi i preferuar i saj është Dior Lip Glow, ndërsa për thonjtë adhuron të kuqen. Me pak fjalë shumë Dior, e shumë bukuri për mahnitësen Bella…!



















