KreuCelebrity

Sekretet e bukurisë marramendëse të Adriana Limës!

Ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, tiparet e së cilës kombinohen në mënyrë perfekte me format e mrekullueshme trupore. Njohur si një nga ëngjëjt më seksi të Victoria’s Secret, Adriana Lima vihet gjithmonë në qendër të vëmendjes, përsa i përket paraqitjes së jashtme. E me gjithë këto cilësime pozitive, a mund t’i qendronim indiferentë, sekreteve të bukurisë së modeles?

Lima ka zbuluar jo pak nga rutina e saj ditore, ashtu sikurse ka folur pa rezerva mbi kujdesin ndaj fizikut në tërësi. Si një braziliane tipike, Adriana e nis rrëfimin me flokët, duke treguar se të paktën një herë në javë përdor maskë për shkëlqimin e tyre. “Aplikoj zbutës dhe i lë për 45 minuta, për rezultate mahnitëse. Vetëm mos harroni, sa më shpesh ta ndërroni llojin e tij, aq më mirë”, ka këshilluar modelja.

Për sa i përket lëkurës, Lima i drejtohet dermatologut personal një herë në muaj, ndërsa në fushën e grimit i beson firmës Maybelline për ngjyruesit e syve, si dhe preferon Color Sensational Clay Crush për nuancat e ndezura të buzëkuqëve.

Parfumi është një zgjedhje e pandryshueshme për modelen. Gjithmonë besnike e Intense nga Victoria’s Secret, Lima rrëfen se nuk mund të kalojë pragun e shtëpisë pa ndjesinë e fragrancës në lëkurë. Me pak fjalë, zgjedhjet e Adrianës nuk janë aq ekstravagante sa mendohet, thjesht modelja ka arritur të ndjekë një linjë të caktuar për sa i përket rutinës së bukurisë. Lehtë e kopjueshmë në këtë aspekt, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF