U përfol që po prek Hollywood-in, e kjo vetëm falë një fotoje të balerinës në Los Anxhelos. Por, mesa duket të gjithë jemi nxituar paksa, sepse suksesi i vërtetë ka shumë ngjasa të vijë shumë shpejtë për Klaudia Pepën, drejtpërdrejtë nga LA!
Në postimet më të fundit, Pepa shihet në studiot e Millennium Dance Complex, më i famshmi në SHBA e jo vetëm, përsa i përket trajnimeve dhe realizimeve të videove më popullore koreografike. Ambjentet i kemi mjaft të njohura, pasi imazhet e tyre e balerinëve të ndryshëm performues, na shfaqen jo rrallë herë në rrjetet sociale. Frekuentuar dhe vlerësuar nga VIP-a të kategorisë A, si Justin Timberlake, Jennifer Lopez, Pink etj, ky kompleks i dedikuar vetëm kërcimit, mesa duket ka bërë pjesë të vetën edhe balerinën shqiptare. Nga sa kuptohet në shkrimin e Klaudias, kjo e fundit po përgatitet për realizimin e një videoje performuese, çka do të thotë vetëm diçka: sukses pafund për të!
Me pak fjalë, Pepa jo vetëm që nuk di të ndalet, por tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim të dëgjojmë emrin e saj kudo që është e mundur. Bravo, Klaudia! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.



















