Shef Enrico Derflingher, ishte vetëm 27 vjeç kur u pranua si kuzhinieri personal i pallatit mbretëror. Ishte i pari italian që përjetoi një eksperincë të tillë, nga viti 1987 deri në 1990. Pas kësaj, ai u largua për të qenë në krye të kuzhinës së Bushit.
Enrico zbulon pjatën e preferuar të familjes më të famshme angleze, e preferenca e tyre dëshmon afeksionin ndaj specialiteteve italiane. Rizoto e Mbretëreshë Victoria ishte në krye të listës, kur vinte puna tek përzgjedhja e menusë. Derflingher është treguar aq bujar sa të zbulojë recetën e rizotos, duke treguar përbërësit e saj. Karkalecat e kuq, djathi parmezan, erëzat dhe vera italiane ishin ingredientët që detyruan pallatin mbretëror të konsumonin këtë pjatë më shumë se një herë në javë.
Enrico rrëfen se një eksperiencë e tillë i ka tejkaluar kufijtë e përvojës, duke e cilësuar si nder pjesëmarrjen në stafin e pallatit mbretëror. Epo, kush mund t’i refuzojë italianët?!



















