KreuCelebrity

Inspirimi i Amal Clooney: ikona e stilit, Jackie Kennedy!

Krijimi i një identiteti në stil nuk është aq e lehtë sa duket. Të veshurit vetëm me marka apo tendencat e fundit nuk çon domosdoshmërisht në rezultate të kënaqshme në paraqitje. Të famshmet sot inspirohen jo pak herë nga personazhe të tjera, duke sjellë kështu një frymë krejt tjetër në ditët e sotme.

I tillë është edhe rasti i Amal Clooney, një ndër juristet më të famshme, që tërhoqi vëmendjen jo vetëm si një femër shumë e dhënë pas modës, por u kthye ndër emrat më të dëgjuar, që pas daljes së parë publike me George Clooney. Njohur për një stil krejt personal, Amal ka sjellë shpesh në sytë e publikut, veshje të inspiruara nga Jackie Kennedy. Kjo e fundit merret ende si referencë, sa herë flasim për aksesorët, modelet më të bukura të fundeve apo xhaketave e shumëçka tjetër. Në galeri do të gjeni nëntë raste të ndryshme, që znj. Clooney dhe Jackie duken pothuajse njësoj. Duke marrë parasysh diferencën prej katër ose më shumë dekadash, mund ta thuash me siguri që Amal guxon, e rezultatet janë thjesht të mahnitshme…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF