Është ndër aktoret më të përfolura, pasi filmi ‘Wonder Woman’ pritej me padurim nga fansat e superheronjve. Pas një performance të suksesshme, Gal Gadot ia doli të shndërrohej në pak kohë në të preferuarën e shumicës.
Fiziku i saj shkëlqeu jo pak në projektin kinematografik, e që atëherë mediat nuk e kanë kursyer kureshtjen për të ditur më tepër rreth dietës së Gadot. Dhe, jo si për çudi, ndryshe nga Riri, mamaja e dy vajzave konsumon ushqim tejet të shëndetshëm, për rezultate mahnitëse.
Mëngjesi përfshin vezë të ziera, fruta dhe kafe. Kaq energji mjafton për nisjen e një dite të mbarë. Ushqimi ndërmjet vakteve konsiston në sanduiçin e avokados, një lloj fruti dhe perime, sipas humorit të aktores. Në drekë, Gadot konsumon pulë ose peshk, të shoqëruara me perime të ziera. Sushi është një zgjedhje e shpeshtë e saj. Darka nuk është vakti më i rregullt për Gal, pasi ndodh t’i lejojë vetes ndonjë hamburger apo ëmbëlsirë, sepse sipas saj, rreptësia e tepërt me veten nuk jep rezultat. Epo, tani e mësuam si fitohet trupi prej Wonder Woman…

Armina i bashkohet Kanye West në Vienë!





A e njihni vëllain simpatik të Bebes?







Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Gëzuar ditëlindjen Gisele!





