KreuCelebrity

Martesat më të shkurtra të VIP-ave: nga 2 ditë, në 4 muaj!

Famë, para, sukses, dështime, dështime me sukses, suksese boshe – janë të gjitha këto fjalë që mund të përshkruajnë një botë të tërë të të famshmëve. Nga gjitha ҫfarë dihet, një gjë është e sigurt: Hollywood-i është i ҫmendur!

Duket se e pazakonta nuk ka fund kur flasim për VIP-at me famë botërore, e këtë na e kanë vërtetuar më shumë se një herë. Ju kujtohen shtëpitë gjigante të tyre? Po unazat e martesës 8.8 milion dollarëshe? Eh, Johnny Depp është në telashe me shtetin për shpenzimet e tij marramendëse të pajustifikuara, ashtu sikurse Nicolas Cage e sheh në ҫdo film të mundshëm, vetëm që të shlyej borxhin e taksave në Amerikë. Nga femrat kemi parë qindra-mijëra dollarë të shpenzuara vetëm për bukurinë, garderobën, këpucët…Me pak fjalë, a mund të na habisë gjë tjetër më shumë se kaq? …Po! Ndarjet në Hollywood janë më të zakonshme se sa lidhjet, e kjo na ka bërë të dashurojmë e të urrejmë me dhjetëra ҫifte të famshëm, ashtu sikurse na kanë thyer zemrën kur kanë vendosur të divorcohen (Brangelina, Burton dhe Helene Bonham Carter). Por, a ju kishte shkuar ndonjëherë ndër mend, se ka patur dhe nga ato martesa që kanë zgjatur vetëm 2 ditë?! Ҫmenduri, por ja që ka ndodhur në vatrën më të famshme prej dekadash. Klikoni në galeri për të parë ҫiftet në fjalë, si dhe lexoni përshkrimin poshtë imazhit për t’u njohur me jetëgjatësinë e lidhjeve të tyre. Do të habiteni, ju sigurojmë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF