KreuCelebrity

12 unazat e të famshmeve, që kushtojnë më shumë se sa një ishull i vogël!

Kur flasim për Hollywood-in, përveç famës botërore, një tjetër gjë që na vjen menjëherë në mendje është pasuria. Kjo, sepse VIP-t e kanë vërtetuar kurdoherë sasinë e fitimit monetar në një periudhë të shkurtër, me anë të jetës së tyre luksoze. Shtëpi marramendëse, pushime të çmendura, veshje tejet të kushtueshme – janë të gjitha këto që karakterizojnë shumicën e personazheve të famshëm amerikanë.

 

Por, cili është ai aksesor që çdo femër ëndërron të marrë një herë në jetë? Unaza. E nëse përmendim të famshmet, të cilat janë të çmendura pas tyre, duhet të përgatitemi për çdo çudi të mundshme që mund të dëgjojmë. Më tepër se sa thjesht forma apo ngjyra, jo çka vlerësohet më shumë është vlera e diamantit që unaza mbart mbi rreth. E në fakt, mes disa prej personazheve duket sikur është shpallur një konkurencë e pandërgjegjëshme, pasi çmimet e këtyre aksesorëve variojnë nga Iggy Azaela, me diamantin me vlerë 500 mijë dollar, deri tek Elisabeth Taylor, dhe shifra e saj e çmendur prej plot 8.8 milion dollarësh! Eh, i keni lexuar mjaft mirë…Në galeri do të gjeni listën e 12 të famshmeve dhe çmimeve përkatëse të unazave të tyre, që kushtojnë më shumë se sa të blesh një ishull të vogël, dikur nëpër planetin Tokë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF