Mesa po shihet së fundmi, Rita Ora po mbledh gjithnjë e më shumë fansa pranë vetes. Rreth dy javë më parë publikuam një video, në të cilën mund të dëgjohej brohoritja e fansave teksa thërrisnin njëzërazi emrin e këngëtares. E sot, kishte ardhur koha për diçka akoma dhe më surprizuese.
Rita ka postuar një tjetër filmim të shkurtër, i cili është realizuar nga disa fansa. Gjithë çfarë mund të shohim është fytyra e artistes në formë tatuazhi, në krahun e një vajze. Si për të mos mjaftuar kjo, poshtë figurës shkruhet në anglisht: “Rita O, të dua shumë”. Ky gjest e ka lënë Ritën pa fjalë. “Kjo është e mrekullueshme!, kudo qofsh në botë”, është shprehur artistja, duke suportuar fansen në maksimum.
Dhe vërtetë, adhurues të tillë zor se i gjen ditët e sotme, e pse jo, ky është një tregues i mirë i pëlqimit që ka publiku ndaj këngëtares. Klikoni në galeri për postimin e plotë.


E pabesueshme ku ndodhet Floriana Garo!










Greta Koçi, në kahun e Edi Ramës




Djali i vogël i Xhemit, kopje e së ëmës!



