Ësht sezoni i verës, e natyrisht Armina nuk njihet ndër vajzat që zgjedhin qytetin në vend të bregdetit. Duke shijuar pushimet, sa në një vend në tjetrin, blogerja na ka dhuruar pamje jo të pakta të klimës tropikale, e sigurisht fizikut të saj.
E sotmja mesa duket e ka bërë Arminën më nostalgjike se çdo herë tjetër, duke e kthyer pas në kohë. Përpos postimeve të shumta, Mevlani ka publikuar një foto të sajën në My Story, ku ndër të tjera shkruan: “Unë, para nëntë vitesh”. Edhe pse me një fizik të pandryshuar, Armina që shfaqet në imazh është më fëminore, aq sa nëse do ta shihnim postimin diku gjetkë, vështirë se do ta kuptonim menjëherë se për cilin personazh bëhej fjalë. Veshur me bikini e një këmishë të lagur përsipër, blogerja duket se nuk ka ndryshuar shumë përsa i përket stilit. Në galeri do të gjeni postimin e plotë të Arminës. Po ju, do ta njihnit?