KreuCelebrity

Elvana Gjata dhe Emina Cunmulaj së bashku në Kroaci!

Njihet për jetën e saj luksoze, ashtu sikurse edhe për harmoninë që përcjell kurdoherë. Ka nisur zyrtarisht sezonin e pushimeve, e vendi ku ka vendosur të qendrojë nuk është aspak për t’u habitur.

Emina Cunmulaj po i kalon ditët e nxehta në një jaht privat, nën shoqërinë e bashkëshortit dhe disa miqve të saj. Modelja e famshme ka zgjedhur bregdetin ballkanik këtë vit, pasi në postimet më të fundit është parë në Mal të Zi e në Kroaci. Gjithmonë duke transmetuar një atmosferë të gëzueshme, fotot e shpeshta të publikuara shfaqin shumë nga pushimet e lumtura të Eminës.

Por, mesa duket, bashkëshorti nuk është i vetmi që po shoqëron modelen në këtë udhëtim. Në një video të postuar ditën e sotme në My Story, Emina tregon pjesë nga bregdeti kroat, ndërkohë që shkruan: “Elvana Gjata, të sollëm me vete në Kroaci”, e kjo jo pa arsye. Në sfond dëgjohet kënga “Forever is Over”, hit të cilit mesa duket nuk i ka shpëtuar dot as modelja. Epo, Emina e di ç’do të thotë të tejkalosh kufijtë e vendlindjes. Klikoni në galeri për disa nga fotot më të bukura nga Cunmulaj, si dhe për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF