Ata janë ndër më të ndjekurit e rrjeteve sociale, ashtu sikurse konsiderohen si shënjestrat e paparacëve kudo që ndodhen. Shumë më herët se të lulëzonte interneti, revistat apo artikujt e lajmeve rozë nëpër gazeta kishin një tjetër vlerë përsa i përket rubrikave të të famshmëve. Sot, portale të ndryshme të huaja, jo vetëm që zbulojnë gjithçka nga jeta e personazheve, por shpesh i shndërrojnë këta të fundit në figurat kryesore të memeve. Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur momente nga më qesharaket apo të çuditshmet janë kapur nga objektivi i aparateve fotografikë, duke krijuar kështu imazhe virale, si ai i Jim Carrey-t me bikini femrash, Leonardo Dicaprio me ecjen bizare, Vladimir Putin duke kalëruar i zhveshur e shumë e shumë të tjera. I keni parë me qindra herë, ashtu sikurse tashmë mund t’i keni harruar disa prej tyre. Në galeri do të gjeni disa nga momentet më komike të VIP-ave, që do t’ju bëjnë t’i shihni imazhet dy herë.



Sa kushton të jetosh si Kylie Jenner?











Olta jep mësim si të sillesh me fansat!



Burg për Ornela Mutin

Kush e sfidoi reperin Jay-Z?

