KreuCelebrity

Ja si e vërteton Lori dashurinë për London Noor!

Instagrami i Lori Hoxhës është i mbushur me foto ‘fashion’ të vetë asaj, ku mbizotëron një frymë mode ndryshe, gjithnjë inspiruese e fare pranë tendencave më të fundit. Nga ana tjetër, Sara dhe Ledion Liço janë çifti më i përfolur i momentit, sidomos pas ardhjes në jetë të London Noor. Ka qenë pikërisht dita e sotme, ajo që ka sjellë një tjetër lloj postimi nga ana e Lorit, e cila nuk i ka rezistuar dot nipit të vogël të familjes. “Thjesht nuk mundem (të ngopem)”, ka shkruar Hoxha, poshtë fotos ku London Noor shihet ulur në prehërin e tezes. Edhe pse, ndryshe nga Sara, Lori nuk ka ekspozuar imazhin e plotë të të voglit Liço, kjo ka mjaftuar që komentet të mos ndalen. Ai që spikati më së shumti, vinte pikërisht nga Albana Osmani, e cila shprehet ekzaktësisht kështu: “S’ka mbi fëmijët e motrave! S’e di në tanët do i duam kaq shumë!”. Nuk ka munguar  aprovimi i Lorit, e cila vërteton akoma dhe më shumë dashurinë pa limit për nipin e saj. Klikoni në galeri për postimin e plotë

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF