KreuCelebrity

Jo, nuk e keni parë gabim. Kjo është Elvana Gjata!

Çdo ditë e më shumë e kuptojmë se sa e impenjuar është në rrugën e saj drejt karrierës ndërkombëtare. Që nga publikimi i këngës së re, çdo postim i Elvanës në rrjetet sociale tërheq vëmendje si asnjëherë tjetër. Mesa ka lënë të kuptohet, këngëtarja po punon për të tjera projekte, të cilat priten t’i dëgjojmë së shpejti. Vetëm pak minuta më parë, Gjata ka publikuar një foto, që për hir të vërtetës, të bën ta shohësh dy herë. Paraqitur me një veshje shumë voluminoze të zezë, e kambale të po së njejtës ngjyrë, Elvana pothuajse nuk njihet aspak. Duke qenë se të tillë stil nuk e kemi parë më herët tek artistja, mund ta themi me siguri që këngëtarja duket krejt e transformuar në atë foto. “Prapaskenë”, shkruan poshtë imazhit, edhe pse nuk dihet me siguri nëse bëhet fjalë për xhirimet e ndonjë klipi apo realizimin e një seti fotografik. Me aq sa mund të kuptohet, mendohet të jetë ky i fundit, për aq kohë sa emrat e shënuar në imazh i përkasin një stilisti dhe një fotografi – përkatësisht Joey Thao dhe Brian Ziff. Gjithë çfarë është në të vërtetë, do të zbulohet në ditët në vijim, deri më atëherë presim si do të na surprizojë Elvana përsëri. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF