Numëron plot tetë çmime Grammy dhe të tjera vlerësime më pak prestigjoze, edhe pse është ende rreth të 30-tave. Përpos performancave të saj të guximshme, stilit të padiskutueshëm e rebelizmit që e karakterizon, Rihanna nuk nguron të na habisë herë pas here me deklaratat e saj. Gjatë instervistës së saj më të fundit, Riri është shprehur se e ëndërron të shtojë edhe një statujë ari Oscar në koleksionin e saj të trofeve. “Do të dëshiroja shumë që një ditë ta mbërrija këtë. Kush nuk do të dëshironte t’i tregonin se po bën një punë të shkëlqyer?”. Megjithatë, këngëtarja beson se gjithë çfarë mund të bëjë është të punojë fort, në mënyrë që përfitimet të vijnë në kohën e duhur, pa u sforcuar nga faktorë të jashtëm. “Mendoj se askush nuk bën një album me mendimin se do të fitojë një Grammy, apo të realizojë një film me në mëndjen çmimin Oscar. Çfarë mund të bësh është të punosh sa më fort të mundesh, e nëse çmimet të ndjekin nga pas, atëherë je me fat.” Duke qenë optimiste për të ardhmen, më shpresën se një ditë do të luajë një rol, me të cilin do të sfidojë veten, Rihanna nuk e ka problem të pranojë që ajo nuk është një diva në sheshin e xhirimit. “Është shumë e vështirë të aktrosh. Nëse hedh një shikim drejt të gjithë aktorëve metodistë, mund ta kuptosh se ata në mënyrë të vazhdueshme, realizojnë një punë të shkëlqyer, performancë pas performance. E gjitha kjo, nuk është koicidencë”, ka shtuar Riri, duke pranuar se ka një rrugë sa të gjatë, aq dhe të vështirë përballë saj. Epo, paç fat Rihanna!


Adele mund të mos këndojë më kurrë…!





A e patë look-un e ri të Kate Middleton?


Pamela Anderson, 50 vite sensualitet










