KreuCelebrity

Me siguri ju nuk e kujtoni djalin në foto…!

I vetmi disavantazh i yni është padyshim koha – nuk mund ta ndalim, as nuk mund ta kthejmë pas. Kështu, vitet kalojnë duke lënë gjurmë tek secili prej nesh, e këtë nuk mund ta shmangi askush. Personazhet e ekranit janë ata të cilët i shohim më shpesh, në periudha të shtrira kohore, e sa herë rastësia na çon të klikojmë në ndonjë foto apo video të tyren vite më parë, surprizohemi se si dhe sa shumë ndryshime mund të vërehen te shumica. I tillë ka qenë edhe postimi i Flori Mumajesit këtë të diel, që në mënyrë të paqëllimshme na ka kujtuar figurën e këngëtarit të para 15 viteve. Duke dashur të urojë një nga të afërmit e tij nëpërmjet një postimi në Instagram, Mumajesi ka shkruar: “Kanë kaluar 15 vite që nga kjo foto e deri më sot. Gëzuar ditëlindjen Sebastien Mumajesi!” Me shumë më pak kilogram mbi shpatulla, e me një pamje prej djaloshi, Flori na ktheu pas në kohën e daljeve të tij të para në skenë. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF