KreuCelebrity

Çfarë i uroi Sali Berisha Erla Mëhillit për ditëlindje?!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, sot ka festuar 35-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimeve që ka marrë sot, ajo ka zgjedhur të bëjë publik e të ndajë më ndjekësit urimin më të veçantë për të. Nuk është ai që mendoni, jo nga bashkëshorti i saj Keltis Kruja, deputet i PD-së. Ajo ka menduar se urimi që nuk mund të lihej pa publikuar në rrjetet sociale është pikërisht urimi i Doktorit, i Sali Berishës!

Në pusullën e urimit Berisha shkruan: ‘Erlës nga zemra i urojmë ditëlindjen, i urojmë jetë të gjatë plot shëndet, gëzime, lumturi dhe suksese me të gjithë njerëzit e saj më të dashur me falenderime dhe mirënjohje për ndihmesën e çmuar. Gëzuar! Lili dhe Sali Berisha.

E emocionuar Erla ka ndarë këtë urim, teksa ka komentuar gjithë mirënjohje se: ‘Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar me Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtorët!’ Edhe BORDO i uron përvjetorin Erlës, mamit të Akidit të vogël.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF