KreuCelebrity

Lori Hoxha, imazh i biznesit të Jonida Maliqit…

Ato janë mikesha, ku përveç të tjerave shija për të bukurën i lidh më shumë se çdo gjë. Dy vajzat fashion të kryeqytetit Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha këtë herë duket se e kanë tejkaluar shoqërinë e tyre dhe i janë futur seriozisht biznesit. Prej pak javësh Maliqi në dyqanin e saj ka sjellë një nga brand-et më IN të aksesorëve ‘luxury’ siç është emri Shouruk. Pas prezantimit përmes seteve fotografikë, ku Jonida prezantonte vetë disa prej produkteve, ajo ka vijuar më tej duke zgjedhur një tjetër imazh të fortë për të lançuar këtë markë. Lori Hoxha duket personi i duhur për të qenë dëshmitare e Shouruk. Pikërisht, dje pasdite Lori është fotografuar nga fotografi i portalit bordo.al teksa realizonte këtë set, nën drejtimin e Jonidës dhe fotografes Edvina Meta. E veshur nude, Lori ju kishte dhënë rëndësinë e plotë aksesorëve, vathëve pompozë dhe byzylykëve gjithë ngjyra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF