KreuCelebrity

Edhe Klaudia Pepa e paska këtë ves?

Balerina Klaudia Pepa, prej disa muajsh po shijon suksesin në Itali. Duket se pjesëmarrja në talent show-n Amici i hapi asaj dyert e suksesit në shtetin fqinj. Pas hapjes së shkollës së saj të baletit, ‘Klaudia Dance Academy’ balerina jonë është bërë edhe imazh i mjaft firmave të njohura të veshjeve në Itali. Asaj i pëlqen të shfaqet gjithmonë ndryshe, bukur dhe me stil.

Sot, Klaudia ka qenë duke realizuar foto për një firmë çantash. Ajo ka pozuar në timonin e një makine vintage në Siçili. Për herë të parë vëmë re një detaj në foton e saj, ajo mban një cigare në dorë. ‘Ju betohem se është vetëm për foton’, shkuan Pepa në postim.

Urojmë që të jetë vërtetë kështu për balerinën tonë bukuroshe!