Ashtu siç ia kërkon edhe vetë profesioni, një nga blogeret më të famshme shqiptare duket se nuk di të ndalet me udhëtimet. Edhe pse e kuptuam që dje, se Armina po nisej në një tjetër destinacion jashtë vendit, ditën e sotme kemi parë më shumë në Instagramin e saj. Blogerja i është drejtuar kryeqytetit të dashurisë, modës, elegancës, klasit – po, e kemi fjalën për Parisin! Nuk dihet ende nëse Mevlani ka vendosur të kalojë një pjesë të pushimeve në Francë apo ka projekte të reja lidhur me biznesin e saj, por një gjë është e sigurt: nuk mund të mos na tërhiqte vëmendjen me veshjen e përzgjedhur. E përshtatur totalisht me atmosferën karakteristike të qytetit, Armina ka zgjedhur të kombinojë të bardhën në veshjen e sipërme, me një fund të kuq të çarë në anë. Shoqëruese e këtij ‘outfit’-i ka qenë një çantë e vogël me punim kashte, e përshtatur me gjysmë-sandalet e të njejtit punim. “Detaje pariziene”, ka shkruar blogerja në një nga fotot në My Story, duke na bërë të ditur qëllimësinë e paraqitjes së saj. Në galeri do të gjeni imazhet e veshjes së përshkruar më lartë. Si mendoni, i përshtatet ky stil Arminës?



Me kë u arratis Arbana pas Big Brother?


Era i rrëmbën Marion Kim-it?


Destinacioni i rradhës për Marinën…?




Faleminderit, Gianni de Biasi!



Një (super)mami si Argjentina!





