Sukses pas suksesi për këngëtaren nga Kosova Era Istrefi. Pasi lançoi këgën e parë ndërkombëtare “Redrum”, me të cilën korri shumë sukses dhe pasi ka firmosur disa kontrata për të qenë fytyra e disa prej markave më prestigjoze në botë, si ‘Guess’ apo ‘Sinfulcolors’, artistja shqiptare ka paralajmëruar për prurjen e re në karrierën e saj, tashmë jashtë kufijve. Madje ajo na njofton që suksesi i saj i radhës do të vijë aq shpejt, sa ne nuk do të jemi dot gati. “Mezi po pres që ta dëgjoni. Do të vijë shumë më shpejt nga ç’mund ta imagjinoni. Madje nuk do të jeni gati”, ka shkruar Era në një postim në llogarinë e saj në snapchat. Sigurisht që pas kësaj që ka shkruar Istrefi kureshtja për të parë ç’ka ‘gatuar’ kësaj here e talentuara jonë është tejet i madh. Ndaj ne jemi në pritje!

Dita më e lumtur e jetës për Duan?


Marina Vjollca nxeh temperaturat…




Të vërtetat tronditëse të Johnny Depp


Flakë fare sot!



Rudina jeton për përqafimin e…

Adelina, chillin si Pop-Diva




Gëzuar ditëlindjen, Princ William!


