KreuCelebrity

A e dinit se Vesa është fanse e çmendur e…?

Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e showbizit shqiptar shprehin hapur mbështetjen për projektet e kolegëve të tyre. Miqtë artistë që mbështetin dhe solidarozohen me arritjet e njëri-tjetrit. Është bukur kur mbizotëron harmonia mes tyre!

Ky tipar ndodh më tepër mes artisteve femra. Një rast tipik ka ndodhur me këngëtaren Vesa Luma, pikërisht këtë pasdite. Ajo ka parë klipin e sapopublikuar të këngëtares Rita Ora, ‘Your song’ dhe nuk ka ngurruar të shprehë publikisht urimet për të. Vesa mendon se Rita është mjaft origjinale në çdo gjë, në këngën, klipin dhe stilin e vet!

Ato i bashkon origjina, por që të kishim një Vesa fanse kaq të çmendur të Ritës, nuk na kishte shkuar në mendje! Bravo për mbështetjen ndaj njëra-tjetrës gjithë artisteve femra të showbizit shqiptar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF