KreuCelebrity

Khloé Kardashian na e ka mbajtur këtë sekret për një vit!

Në të gjitha paraqitjet e saj në tapetin e kuq apo në evente të ndryshme, Khloé Kardashian ka treguar se pëlqen të vishet në një mënyrë sa më të përshtatshme, duke i treguar format e lakuara të  trupit të saj.

Tek të preferuarat e saj listojmë veshjet body, për të cilat ajo sapo ka hedhur në treg linjën e vet të kësaj veshjeje, nën markën ‘Good American’. Ndryshe nga motrat e saj që kanë investuar për produkte kozmetike, Khloé është fokusuar tek veshjet body, të cilat dalin në treg ditën e enjte.

Koleksioni ‘Good body’ përfshin 10 lloje veshjesh body me çmime që variojnë nga 129-189$. Ky koleksion është super seksi, me detaje dantellash si dhe të përshtatshme për t’u veshur poshtë xhinseve, fundeve apo pantallonave të shkurtra. Ajo është shprehur se e ka mbajtur sekret për një vit të tërë këtë projekt dhe e ka ndarë me fansat të cilët e dinë se ajo është adhuruese e veshjeve body të cilat i përshtaten çdo trupi.

Khloé, njëra nga motrat e familjes së famshme Kardashian, u ka bërë thirrje gjithe femrave që ta duan trupin me format e tyre dhe të duan veten duke mbështetur dhe fuqizuar njëra-tjetrën.

Disa prej veshjeve të koleksionit të saj i gjeni në galeri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF