Ylli i Pop-it Rita Ora u shfaq gjatë ditës së djeshme në studion e ‘Music Choice’ në New York e veshur me një kostum me ngjyrë të gjelbër si një limon lime. Na pëlqen kjo ngjyrë, ama e dimë se sa e vështirë është për t’u kombinuar!
Megjithatë, Rita, e cila po gëzon susksesin e hitit të fundit ‘Your song’ u pa me këtë veshje pak përpara se të fillonte transmetimi teksa kishte dalë nga studiot për të marrë një kafe. Paraqitja e saj rezultoi mjaft shik dhe elegante.
Xhaketa e kostumit ishte e tipit dopio-petë dhe mjaft e përshtatur me pantallonat elegante të këngëtares. Ora e kishte kombinuar këtë veshje me aksesorë si zinxhir metalik, me vëthë, varesë dhe një orë. Edhe sandalet e plotësonin më së miri look-un e saj. Rita i kishte flokët e mbledhura duke e hedhur baluken e gjatë anash syve. Kjo paraqitje ishte një zgjedhje e mirë për këngëtaren, duke mbajtur parasysh edhe temperaturat në New York.
Kjo ishte një e hënë mjaft elegante për Ora-n, e cila e kaloi ditën nëpër stacionet radiofonike duke prezantuar albumin e saj të ri. Look-un e këngëtares e gjeni në galeri.


Emina Cunmulaj, me fustan të bardhë!


Luana Vjollca, e dashuruar me…?

Elvana, ku e kishim parë këtë selfie?

A njeh limite Amarda Toska?



Ku e kam parë këtë veshje?!

Zbulohet gjinia e binjakëve të Beyonce


Lajme të reja nga Venera!


Valbona takon Valbonën…

Beyonce sjell në jetë binjakët…???


Për çfarë i besoi Arbana, Jonidës?


