KreuCelebrity

Bella Hadid ngre temparaturat me këtë fustan!

Nga viti i shkuar e në vazhdim, Bella Hadid është shndërruar nga motra e vogël e Gigi-t, në një modele të talentuar e krejt të pavarur. Përpos parakalimeve në pasarelat e disa prej firmave më të famshme, duke filluar nga Versace e deri tek Ralph Lauren, Bella po shfaq gjithnjë e më shumë stilin e saj personal, i cili lë shumë vend për të komentuar (për mirë, kuptohet). Me një përzierje mes seksit dhe sportives, modelja është gjithmonë e pranishme në artikujt më të fundit të revistave prestigjoze në modës. Herë duke ekspozuar pjesën e barkut me anë të bluzeve të shkurtra, herë duke treguar formën e përkryer të këmbëve, duke zgjedhur minifundet, Bella duket se nuk do të ndalet. Rreth dy netë më parë, Hadid surprizoi me paraqitjen e saj, e cila padiskutim tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Veshur me një fustan të kuq metalizato, pa reçipeta, Bella më tepër dukej sikur kishte mbuluar trupin me një pëlhurë, e cila i shfaqte trupin për mrekulli. Ishte kjo, zgjedhja për një darkë në ditën e baballarëve. Goxha vajzë ka z. Hadid! Shikoni foton e mëposhtme dhe na thoni, ç’mendoni për fustanin?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF