Pop- Diva Adelina Ismajli, tashmë nënë e vogëlushit Uliks është gjithmonë e më shumë e e pranishme në rrjetet sociale. Ajo dhe bashkëshorti Val Krasniqi u bënë prindër për herë të parë nga ardhja në jetë e djalit përpara dy muajsh.
Adelina na ka treguar se si nënë me kohë të plotë tani i është dedikuar të voglit Uliks, e shëtit në natyrë dhe kujdeset për të plot dashuri. Ajo ka menduar se kjo është koha për pak relaks dhe pushime: ‘Duke u qetësuar me djemtë e mi’, shkruan këngëtarja në foton që sapo ka postuar pak minuta më parë. Dhe duket vërtëtë në një formë të mrekullueshme, duke pozuar në një shezlon në bregdet. Adelina është shfaqur si gjithmonë me syze të errëta dhe me një palë bikini me lule mjaft verore. A ju besohet se ka lindur, me këtë fizik që na ka shfaqur në foto?? Wow!
Në tavolinën pranë saj vëmë re një lëng frutash si dhe qumështin e përgatitur për Uliksin. Ajo ka postuar edhe një foto tjetër me Valin, të cilin e quan: ‘Dashuria ime, jeta ime, heroi im, shqiponja ime. Babai më i mirë.’ Këngëtarja i thotë ‘të dua’ në frengjisht.
Duket se çifti po i kalon me shumë dashuri pushimet e para të vogëlushit Uliks. Pushime të mbara!




Gëzuar ditëlindjen, Princ William!




10 herët që Armina Mevlani ka guxuar



Strefie po pushton reklamat amerikane!


Beatrix Ramosaj, pa ndjenja?


Leksione miqësie nga Fiori Dardha



Emina Cunmulaj, me fustan të bardhë!

