Ditën e martë, publicisti i Daniel Day-Lewis ka deklaruar publikisht tërheqjen e artistit nga aktrimi. “Lewis i është pafund mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe fansave të tij, të cilët kanë qenë mbështetës për kaq shumë vite. Ky është një vendim privat dhe as ai e as përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.” Filmi i fundit i aktorit do të publikohet më 25 dhjetor të këtij viti, e ky projekt e bashkon përsëri Lewis me regjisorin Paul Thomas Anderson. Edhe pse flitet se titulli i filmit është “Phanton Thread”, producentët e kanë listuar zyrtarisht si ‘Projekti pa emër i Paul Thomas Anderson’. Informacioni i ardhur nga Annapurna Pictures dhe Focus Features, bën të ditur se historia do të zhvendoset në Londrën e viteve 1950, ku Daniel Day-Lewis luan rolin e një stilisti të shoqërisë së lartë. Regjisorët me të cilët ka punuar aktori anglez, janë ndër emrat më të njohur të botës së kinematografisë, si: Martin Scorsese e Steven Spielberg. Askush nuk e priste këtë lajm nga aktori, që konsiderohet si ndër më të mirët sot për sot…


Strefie po pushton reklamat amerikane!


Beatrix Ramosaj, pa ndjenja?


Leksione miqësie nga Fiori Dardha



Emina Cunmulaj, me fustan të bardhë!


Luana Vjollca, e dashuruar me…?

Elvana, ku e kishim parë këtë selfie?

A njeh limite Amarda Toska?



Ku e kam parë këtë veshje?!

Zbulohet gjinia e binjakëve të Beyonce


Lajme të reja nga Venera!
