KreuCelebrity

Të famshmit që po mbështesin Elvanën edhe pas publikimit të këngës

Kaloi tashmë një javë nga publikimi i këngës dhe klipit “Forever is over”, e fansat ende janë nën delirin e suksesit të parë të Elvanës. Nuk munguan urimet nga kolegë e personazhe të tjerë të famshëm, të cilët shfaqën emocion e krenari, ndaj lançimit të emrit të këngëtares shqiptare në tregun botëror të muzikës. Por, kjo pritej nga të gjithë e askush nuk mendonte se të tilla dedikime publike ndaj këngëtares do të mungonin. Kjo javë, gjithsesi, ka qenë e gjatë për Elvanën, e kjo e fundit ka postuar gati çdo ditë foto apo video të reja, ku ndër të tjera shihet edhe në studio gjatë regjistrimit të “Forever is over”. E mesa duket, të famshmit që vërtetë e duan Elvanën janë të shumtë. Komentet nga ana e shumë VIP-ave shqiptarë jo vetëm që nuk janë kursyer, por nuk kanë rreshtur së shprehuri dashurinë për artisten. “Të dua! Emocion i vërtetë”, ka shkruar Jonida Maliqi poshtë njërës prej videove të postuara. “Një perlë!”, ka qenë komenti i Besa Kokëdhimës, së cilës i ka pëlqyer së tepërmi një nga pozat më të fundit të Elvanës. “Shumë urime Elvana. Vetëm përqafime e shumë dashuri për ty” është shprehur Miriam Cani, duke u pasuar nga një koment i aktores Olta Daku: “Je yll, shpirt Veç përpara diva!”. Gjithë këto fjalë motivuese, me siguri nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i japin forcë Elvanës për të ecur përpara. Klikoni në galeri për të parë komentet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF