Dita e sotme është e shënuar për familjen mbretërore britanike. Princi William, Duka i Cambridge ka festuar sot 35-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, Kate i ka uruar në Instagram Princit një ditëlindje të mrekullueshme, shoqëruar me disa thënie të veçanta të tij:
‘Principet e mia udhëheqëse në jetë janë që të jem i sinqertë, i vërtetë, mendimtar dhe i kujdesshëm.’
‘Kur unë dhe Kate u takuam për herë të parë, e dija se ajo ishte mjaft e veçantë.’
‘Unë shikoj gjithmonë anën e ndritshme të çdo gjëje. Nuk ka asnjë arsye pse të bëhem pesimist apo të shqetësohem për shumë gjëra sepse sinqerisht, jeta është shumë e shkurtër.’
‘Nuk ka ditë që të mos më mungojë nëna ime’- edhe pse kanë kaluar 20 vjet qëkur ajo ndërroi jetë.
‘Gjithë këto pyetje nëse dua të bëhem mbret. Nuk është çështja nëse dua të bëhem, unë kam lindur për këtë gjë dhe e kam për detyrë!’
‘E di se jam njeri me shumë fat. Gëzoj mbështetjen e familjes dhe miqve, kam një punë që e dua si dhe kam Catherine-n.’
Për nder të ditëlindjes së princit, ju sjellim në galeri jetën e tij sipas fotove.




10 herët që Armina Mevlani ka guxuar



Strefie po pushton reklamat amerikane!


Beatrix Ramosaj, pa ndjenja?


Leksione miqësie nga Fiori Dardha



Emina Cunmulaj, me fustan të bardhë!


Luana Vjollca, e dashuruar me…?

Elvana, ku e kishim parë këtë selfie?

A njeh limite Amarda Toska?

