Tronditi botën e kinematografisë, jo më larg se disa ditë më parë, kur nëpërmjet një deklarate zyrtare nga përfaqësuesit e tij, u be e ditur tërheqja e artistit nga aktrimi. Ishte krejt e papritur për këdo që ka një ndjesi të veçantë për kinemanë, duke qenë se Daniel Day-Lewis cilësohet si një ndër aktorët më të mirë sot për sot. Periudhat e pushimit nga një rol në tjetrin ishin aq të gjata, sa Day-Lewis klasifikohet si ndër të rrallët ndër kolegët, që zgjodhi pauza disa vjeçare për t’u shfaqur përsëri në ekran. Tani që çdo gjë ka përfunduar, nuk kemi ç’bëjmë tjetër, veçse t’i hedhim një sy jetës bizare të britanikut. Ndoshta, disa nuk habiten nëse themi se Day-Lewis ishte metodist, pasi performancat e tij tejet të gjalla nuk të adresonin në tjetër vend. Megjithatë, në këtë artikull do të zbuloni se aktori shkon shumë më larg nga ç’mund ta imagjinojmë. Është disi e pabesueshme, por askush nuk mund të thotë shumë për Daniel Day-Lewis e vërtetë. Përfshirja kokë e këmbë në rol, si dhe sakrificat e bëra për to, e humbin identitetin e vërtetë të tij, duke e shndërruar vetëm në aktor shumicën e kohës. Ishte Joseph Gordon-Levitt, ai i cili luante rolin e djalit të Presidentit Lincoln, e që ndër të tjera është shprehur: “Nuk e takova dot kurrë Danielin. Takova vetëm presidentin. Unë e quaja ‘Zotëri’, ndërsa ai ‘Robert’”. Edhe jashtë vëmendjes së kamerave, ai vazhdonte të fliste me të njejtin tonalitet zëri si të Lincoln, ashtu sikurse kishte kërkuar që askush nga anglezët e përfshirë në staf të mos i fliste, në mënyrë që të mos ngatërronte theksin britanik me atë amerikan. Insistoi të luante në filmin “In the name of father”, që klasifikohet si një studim mbi mazokizmin. Vetëm për hir të realizimit të personazhit, u izolua për dy ditë rresht në qilar dhe kushdo që guxonte të kalonte pragun, ishte i detyruar ta ndëshkonte aktorin. Pas ditës së dytë, policia u detyrua ta nxirrte nga izolimi. Për “I Fundit i Mohikanëve” jetoi gjashtë muaj në natyrë të egër, ku mësoi të gjuante dhe rripte kafshë, ashtu sikurse mbante gjithmonë një çifte me vete, me të cilën u ul edhe në tryezën e tavolinës së Vitit të Ri bashkë me familjen. Gjatë xhirimeve të “There Will Be Blood”, Day-Lewis refuzoi të fliste me pjesën tjetër të aktorëve jashtë xhirimeve, ashtu sikurse vendosi të jetojë në një tendë në një pikë të shkrehtuar fabrike nafte në Teksas. Ndoshta, të gjitha këto sakrifica e mundime të njëpasnjëshme, kanë shtyrë aktorin të heqi dorë nga karriera, edhe pse mbetet ende ana tjetër e medaljes, e cila mund të fshehi një arsyje krejt personale. Sido që të jetë, filmat artistikë humbën një aktor të rrallë e talent të pakrahasueshëm.



Dita më e lumtur e jetës për Duan?


Marina Vjollca nxeh temperaturat…




Të vërtetat tronditëse të Johnny Depp


Flakë fare sot!



Rudina jeton për përqafimin e…

Adelina, chillin si Pop-Diva




Gëzuar ditëlindjen, Princ William!
