KreuCelebrity

Nuk e imagjinoni dot ç’ndodh kur bëhen bashkë motrat Hoxha!

Dy prej motrave trashëgimtare të Top Media, Lori dhe Sara Hoxha janë aq bujare me ndjekësit saqë ndajnë me ta gjithë vendet e bukura që shijojnë nëpër udhëtime duke bërë që edhe ata të prekin nga pak aventurat e tyre.

Pushimet e verës 2017-të ka nisur prej kohësh për to, njëra në Kinë e tjetra në Meksikë. Po sot? Sara ka ndarë një foto ku dy motrat janë bashkë. Si gjithmonë të buzëqeshura nën shoqërinë e njëra-tjetrës, në bregdet dhe të kombinuara bukur. Sara me rroba banje trup me një ngjyrë të kuqe të ndezur na kujton vajzat e Baywatch. Ajo e ka plotësuar look-un me një palë syze të errëta. Ndërsa Lori me syze, kapele dhe rroba banje me vija. Ka qenë pikërisht kostumi i saj i banjës me vijat ‘stripes’ i cili ka frymëzuar të motrën, nënë prej gjashtë muajsh për të thënë diçka.

Sara e ka quajtur Lorin ‘Stripes to my solid’, pra pikën e saj më të fortë. Sigurisht, një motër e madhe është burim frymëzimi për shumë vajza! Aq më tepër kur gëzon një marrëdhënie te ngushtë  harmonike, si motrat Hoxha!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF