Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një ceremoni të veçantë për nder të largimit të ish-trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni de Biasi. Periudha në të cilën ish-trajneri i kuqezinjve drejtoi kombëtaren tonë, pesë vite e gjysmë, do të mbahet mend si një periudhë historike dhe e bukur arritjesh në futboll.
Gjatë mbrëmjes u shfaq një klip me kujtime dhe momente emocionuese të karrierës së De Biasit në Shqipëri, si dhe ai u nderua nga Nishani me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për kontributin e dhënë për sportin dhe në veçanti për futbollin në vendin tonë.
De Biasi u shpreh në letrën e tij përmbledhëse me falenderime të mëdha për bashkëpunëtorët e tij dhe Presidentin Duka. Tha se ishte përpjekur dhe munduar shumë për të rinovuar ekipin kombëtar të Shqipërisë. De Biasi përmendi edhe gjithë personat që e kishin përkrahur në momentet e vështira. Një detaj që nuk mund të kalohej pa përmendur ishte edhe citimi i fjalëve të Skënderbeut prej tij: ‘Nëse qëndroni të bashkuar, askush nuk do t’ju mundë!’
Ish-trajneri, nuk harroi të uronte besimtarët myslimanë ‘Gëzuar Bajramin’, si dhe të shkonte sot të kryente detyrën e një qytetari të devotshëm, të votonte!



Një (super)mami si Argjentina!






Dita më e lumtur e jetës për Duan?


Marina Vjollca nxeh temperaturat…




Të vërtetat tronditëse të Johnny Depp


Flakë fare sot!


