Reperi i mirënjohur nga Kosova, Ledri Vula, ende pa shijuar mirë suksesin e këngës ‘U harrum’ ka vendosur të na surprizojë të gjithëve. Ai ka paralajmëruar dje se do të publikonte këngën e radhës sot, e kështu ndodhi.
Ledri ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme të Fiter Bajramit dhe të zgjedhjeve në Shqipëri për të publikuar këngën e re. ‘Me fat Bajrami’ ka shkruar ai teksa ka postuar një foto, pjesë të klipit. Kënga është një bashkëpunim i realizuar me artistin korçar Donald Najtellari, të njohur si Young Zerka. Ledri dhe Zerka kanë sjellë një këngë ritmike dhe verore me titull ‘Nona’ e cila të fton për të kërcyer. Videoklipi është xhiruar në bregdet, ku përveç një grupi vajzash të bukura që kërcejnë krah tyre, ofron edhe peizazhe të mrekullueshme të perëndimit.
Ky bashkëpunim ka sjellë një klip plot ritëm e ngjyra, për sezonin e nxehtë veror që kemi përpara!


Një (super)mami si Argjentina!






Dita më e lumtur e jetës për Duan?


Marina Vjollca nxeh temperaturat…




Të vërtetat tronditëse të Johnny Depp


Flakë fare sot!



Rudina jeton për përqafimin e…
