KreuCelebrity

Destinacioni i rradhës për Marinën…?

Nuk ka qenë e vetme në këtë udhëtim, pasi i dashuri dhe e motra kanë qenë shoqëruesit e saj në pushimet jashtë vendit. E kemi parë së fundmi në Meksiko, ku është shfaqur me Getoarin përkrahë, duke shijuar ditët e nxehta të verës. Gjithmonë në top-formë, Marina duket se i ka dhuruar vetes këtë vit kënaqësinë e atmosferës latine, edhe pse udhëtimi i saj në Meksikë ka përfunduar. E nëse mendoni se moderatorja është kthyer në Tiranë, ju themi se ‘Proçesi Sportiv’ ka mbaruar, e si rrjedhojë rikthimi në Shqipëri nuk është dukur ende i arsyeshën për Marinën. Nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatorja ka publikuar një foto, në të cilën shkruhet “Rikthim në Majami”. Edhe pse kemi parë jo pak nga aventurat e saj me Getin në Meksikë, çifti ndoshta nuk është ngopur me kaq. Mes plazheve përrallore meksikane, e hoteleve luksoze, në galeri do të gjeni disa nga momentet më interesante të pushimeve të Marinës deri më tani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF