KreuCelebrity

Si të gjitha motrat e tjera, edhe Lori me Sarën e bëjnë këtë gjë me njëra-tjetrën

Kush ka motër e di mirë që një nga arsyet e sherreve që herë pas here lindin mes motrash është marrja me, ose pa leje e rrobave të njëra-tjetrës. Duket se edhe motrat e famshme te Top Media e bëjnë këtë gjë me njëra-tjetrën. Në foton e radhës të postuar nga Lori, krahas paraqitjes dhe veshjes interesante që gjithmonë karakterizon trashëgimtaren e Top Media, ajo që na bëri përshtypje është çanta Louis Vuitton me printimin e pikturës së Mona Liza-s në lëkurë, e me shkrimin Da Vinci. Çanta kushton plot 2800 euro. Disa javë më parë të njëjtën çantë e pamë edhe tek Sara dhe mesa duket e motra Lori ia ka huazuar. E megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që që të dyja vajzat e familjes Hoxha të kenë nga një çantë të tillë, por neve na pëlqen të besojmë se Lori ia ka marrë borxh Sarës, ashtu siç edhe ne bëjmë me motrat tona.