Steve Carell njihet për rolet e tij komike në shumë filma të po këtij zhanri, duke filluar nga “Bruce The Almighty”, “40 Years a Virgin”, serialin “The Office” etj. Zakonisht, të tillë aktorë nuk dallojnë vetëm nga aftësitë performuese, por edhe për pamjen e tyre të jashtme, që karakterizohet nga një ose më shumë tipare të veçanta. Le të jemi të sinqertë: me Brad Pitt e Johnny Depp në kulmin e të 50-tave, Steve nuk mund të klasifikohet tek të bukurit. Megjithatë, paraqitja shik e aktorit këtë javë, ka bërë që shumë fansa të bëjnë thirrje t’i kthejmë sytë nga Carell, duke deklaruar se komediani duket shumë seksi së fundmi. E në të vërtetë, ndryshimi në stil i Steve nuk mund të anashkalohet lehtë, pasi aktori duket se ka filluar të përzgjedhi me kujdes veshjet e tij. Të gjitha këto komente, kanë bërë që hollivudiani të prononcohet në Twitter, rreth asaj çka flitet për të së fundmi. “Jam lodhur me njerëzit që shohin format e mija fizike. Është gjenetike. S’kam ç’bëj”, ka shkruar komediani me shaka, duke shtuar më pas: “Po skuqem me krenari. Çfarë keni thënë është shumë e këndshme”. Epo, Steve sapo i shtoi disa fansa në listën e tij me mijëra të tillë. Klikoni në galeri për paraqitjen e aktorit.


Nga çfarë frikësohet Albana Osmani?

Ju pëlqen stili parizien i Arminës?



Me kë u arratis Arbana pas Big Brother?


Era i rrëmbën Marion Kim-it?


Destinacioni i rradhës për Marinën…?




Faleminderit, Gianni de Biasi!



Një (super)mami si Argjentina!


