Pasditen e djeshme, Flori Mumajesi ka publikuar një nga prodhimet e tij më të rinj, me titull ‘Në Shpirt’. Duke qenë se është një ndër emrat më të dëgjuar e më të kërkuar të muzikës shqipëtare, të gjithë i kthejnë sytë me kuriozitet nga Flori, sa herë flitet për të reja artistike. Edhe pse pritej që kënga të merrte me mijëra pëlqime brenda 24 orëve, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Sipas prononcimit të muzikantit në Instagram, kjo lidhet drejtpërdrejt me programet piraterike, të cilat mundësojnë shtimin e pëlqimeve dhe e anasjellta. “Marrëzi, veprime të ulëta të sulmosh me disslike fake (fallco)…Në shpirt, titulli i këngës, nga shpirti nuk del ndonjëherë kurrë e keqja”, ka shkruar ndër të tjera Flori, për të cilin duket se kjo pengesë nuk është asgjë e pakalueshme për të. “P.s. kënga e rradhës po xhirohet në këto momente”, vijon më tej këngëtari, duke patur mbështetjen e fansave dhe bashkëpunëtorëve pas këtij postimi. Në galeri do të gjeni shkrimin e plotë.


15 VIP-at që pozuan nudo shtatzënë



Sekreti i selfie-ve perfekte të yjeve






Nga çfarë frikësohet Albana Osmani?

Ju pëlqen stili parizien i Arminës?



Me kë u arratis Arbana pas Big Brother?


Era i rrëmbën Marion Kim-it?


Destinacioni i rradhës për Marinën…?
