KreuCelebrity

Një letër e hapur për fansat nga Adele!

Këngëtarja britanike Adele ka kënguar nëpër koncerte e stadiume gjatë gjithë jetës, por tashmë ajo u ka dhënë një lajm fansave të saj në lidhje më këtë temë. Ajo u ka shkruar një letër me gjithë zemër, fansave të saj ku është shprehur se ky mund të jetë fundi i karrierës së saj në pjesëmarrjet në turne.

29-vjeçarja ka shkruar një letër me dorë ku ka sqaruar se të performuarët në turne nuk janë edhe aq të përshatshëm për të. Ka  përmendur se ka kaluar edhe situata të tmerrshme e dramatike, por i ka kaluar që të gjitha për fansat e saj, në plot 119 shfaqje.

Adele i ka falenderuar me dashuri dhe mirësi të gjithë fansat pjesëmarrës në turnetë e saj, duke u shprehur se është momenti që të qëndrojë pak në shtëpi në Londër tani. ‘Do ju kujtoj të gjithëve, ju dua!’- e ka mbyllur letrën këngëtarja.

Duket se Adele është lodhur nga turnetë e gjatë e të vazhdueshëm muzikore dhe ka vendosur të bëjë pak pushim duke ju dedikuar familjes së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF