KreuCelebrity

Në të tillë situatë nuk e keni parë kurrë Bebe Rexhën!

Edhe pse publikoi rreth dy muaj më parë një bashkëpunim me Lil Wayne, të gjithë presim më shumë nga Bebe Rexha. Këngët e saj ritmike kanë tendencën të kthehen në hite, e kjo nuk sjell gjë tjetër veçse më shumë fansa e famë për Bebe-n. Ditën e sotme, këngëtarja shihet në një situatë që nuk e kemi parë ndonjëherë. Teksa bëhet gati të futet në makinë, një tufë fotografësh nuk kanë pritur më gjatë për ta fotografuar, dhe artistja mesa shihet nuk e ka patur aspak problem diçka të tillë, përkundrazi! Ajo i ka përshëndetur me dorë ata dhe fansat, të cilët qendronin në anën e kundërt me fotografët. Video e publikuar nga vetë këngëtarja është mjaft e shkurtër, aq sa nuk arrihet të kuptohet ndonjë detaj i mëtejshëm, nëse Bebe ka qenë duke u larguar nga ndonjë aktivitet, apo jo. Sido që të jetë, imazhe të tilla të bëjnë të nuhasësh vetëm era sukses…Klikoni në galeri për më tepër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF